Euro 2025 për vajza/ Kombëtarja mbyll në Shkodër përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë

schedule17:16 - 28 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 28 Tetor, 2024

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli paraditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Ekipi i vajzave zhvilloi një seancë të plotë stërvitore në Shkodër, që zgjati rreth 1 orë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe të gjitha vajzat do të jenë të dispozicion të trajnerit Armir Grima për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Edhe futbollistet Eriola Delija dhe Mikaela Metalla që nuk ishin në dispozicion në ndeshjen e parë janë rikuperuar.

Pas përfundimit të stërvitjes, Kombëtarja e vajzave u kthye në hotel dhe pasditen e sotme do të niset drejt Oslos. Takimi i dytë Norvegji – Shqipëri do të luhet nesër në Oslo, në stadiumin “Ullevaal Stadion” në orën 19:00. /FSHF