Poloni/ Arkeologët zbuluan eshtrat e një 18-vjeçare nga shekulli i 17-të

schedule16:43 - 28 Tetor, 2024

schedule 16:43 - 28 Tetor, 2024

Dy vjet më parë, në Poloni, arkeologët bënë një zbulim të pazakontë, një skelet të varrosur me një kosë rreth qafës dhe një dry të madh në njërin nga gishtat e këmbës.

Tani, ekspertët kanë zbuluar informacione të reja për gruan, së bashku me interpretimet e artistëve se si mund të dukej ajo.

“Vampirja”, e quajtur Zosia nga arkeologët, ishte 18 vjeç në kohën e vdekjes së saj, rreth 350 vjet më parë, në mesin e shekullit të 17-të.

Rrezet X e kockave zbuluan një anomali në kockën e gjoksit të Zosias, gjë që sugjeron se ajo mund të ketë pasur një deformim fizik që po i shkaktonte dhimbje të madhe.

Ndoshta ishte ky shpërfytyrim që e bëri atë të dukej si vampir para se të sakrifikohej brutalisht dhe të varrosej.

Zbulimet e fundit për Zosia janë objekt i një dokumentari të ri, ‘Field of Vampires’, që do të transmetohet nga Sky History.

Zosia është një nga rreth 100 skelete të gjetura në një fushë jashtë fshatit të vogël Pien, në jug të qytetit të Torun, Poloni. Ajo u zbulua në verën e vitit 2022 nga arkeologu profesor Dariusz Polinski dhe partnerja e tij Magda Zagrodzka./abcnews.al