Blerta Dajaku në një lidhje “skype” nga Gjermania tregoi në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News se si mori vëmendjen e mediave të huaja pas fotove të postuara me djalin e saj.
Nëna e futbollistit të njohu shqiptar, Leon Dajakut mori vëmendjen e prestigjiozeve “The Sun”, “The Mirror” , Bild dhe shumë të tjera.
“Jam bërë në moshë shumë të re, dhe ashtu jam bërë gjyshe e një vajze shumë të ëmbël, Leone. Punoj estetiste, kam një sallon. Bashkëshorti kur ka parë fotot thjesht ka qeshur dhe ka bërë shaka duke më thënë, “ a do të marrim badigardë”. Kam biznesin tim të estetikës, të cilin e kam hapur prej vitesh dhe me atë punë merrem”, tregoi ajo.
Gjithashtu ajo u shpreh se është e hapur për bashkëpunime të ndryshme, ndërsa u shpreh se nuk do ta kishte problem të jetonte në Shqipëri.
/abcnews.al/