Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në Kukës, i akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë A.M., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Skoda-Taksi”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Policia sqaron se shtetasi A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al