Ishte një përballje goxha interesante.
Union Berlin ka prishur festën e “Shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, duke i “rrëmbyer” një pikë, në arenën “An der Alten Forsterei”, të kryeqytetit gjerman në sfidën e vlefshme për javën e tetët të këtij sezoni, të Bundesliga.
Goli i parë i sfidës erdhi pikërisht nga miqtë, me ish-kampionin e botës, Mario Gotze, që dërgon topin në rrjetë në minutën e 14’-të pas një pasimi të Skhiri, gol që do të barazohej vetëm në minutën e 66’-të, falë gjermani Benedict Hollerbach, i cili “vulosi” përfundimisht shifrat e këtij takimi, në 1-1.
Falë këtij rezultati, skuadra e Union Berlin ngjitet në vendin e katërt të renditjes, po aq sa Leverkusen e Freiburg, të vendeve 3 dhe 5, ndërsa menjëherë pas tyre ndodhet Eintracht Frankfurt, me 14 pikë, 1 më shumë se “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund. /i.m /abcnews.al