“Berisha urdhëroi vrasjen e Marisa Lino”, ish-gardisti: Na urdhëroi të qëllonim drejt makinës së ambasadores amerikane ne ’97

schedule16:03 - 25 Tetor, 2024

schedule 16:03 - 25 Tetor, 2024

TIRANË– Mesa duket “bëmat” e Berishës janë të shumta. Ish-gardisti i Republikës në kohën e doktorit, Paro Laçi në një intervistë për ABC News nënvizoi krimet që ka kryer Berisha, që sipas tij janë nga më të rëndat.

Laçi tha se Berisha ju ka dhënë urdhër gardistëve për vrasjen e Marisa Lino, ish-ambasadore amerikane, ngjarje kjo sipas tij e mbetur në tentativë në ’97.

Amerika e di shumë mirë një krim të Berishës, vrasje e mbetur në tentativë në ’97 për ambasadoren. Berisha ka dhënë urdhër për vrasjen e ambasadores amerikane. Berisha kishte filluar një luftë të ashpër me Amerikën. Berisha na urdhëroi të godisnim drejt makinës së Marisa Lino në ’97, ambasadores amerikane”,  tha ai.

Ish-gardisti dhe ish-presidenti i klubit Partizani tha se ambasadorja amerikane ka fjetur një natë në hotel “Rogner” dhe ish-kryeministri I urdhëroi që të qëllonin mbi makinën e ambasadores dhe me pas të kontrollonin nëse kishte vdekur.

Sipas Paro Lacit, garda ka qëlluar drejt makinës së blinduar të ambasadores amerikane pasi trupa diplomatike nuk ju bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi drejt ambasadës së SHBA.

Ne na u dha urdhër që do të vritej, na u tha në shumë epitete, kjo shtrigë. Ne kishim informacion se nga do kthehej dhe në momentin që do kthehej në do të shtinim. Ne me urdhër të Berishës kemi shkuar për të verifikuar vdiq apo jo ambasadorja”, tha ai.

Ish-gardisti tha se paratë e vjedhura nga Berisha duhet ti kthehen shtetit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK.