“Asnjë piktor nuk është burgosur për art”, Drishti: Artistët shqiptar ishin aq të mençur sa nuk e kalonin cakun në punimet e tyre

schedule11:23 - 25 Tetor, 2024

schedule 11:23 - 25 Tetor, 2024

Kritiku dhe studiuesi i artit, Ylli Drishti ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se asnjë piktor dhe skulptor në Shqipëri nuk është burgosur për art.

Ai ka thënë se artistët shqiptar ishin aq të mençur sa nuk e kalonin cakun e përcaktuar në punimet e tyre.

Sipas Drishtit, në vendin tonë nuk ka pasur piktura abstrakte, por të trajtuara me tematikat e kohës, ose pak kubiste, ose pak ekspresive.

“Duhet të themi që në atë sistem që kaluam, gjërat ishin të qarta, kush ishte e ndaluar dhe kush lejohej. Njerëz që të jenë kundërvënë, ose artistë që të jenë kundërvënë direkt, nuk besoj që të ketë pasur sepse edhe Maks Velo, që unë e kam pasur mik, vizatimet e tij botoheshin te revista ‘Shqipëria e Re’, e cila ishte një revistë që botohej në 8 gjuhë dhe fillimisht shtypej në Kinë. Vizatimet e tij që nuk ishin realiste, ishin të stilizuara botoheshin te revista ‘Shqipëria e Re’. Pra, lejohej deri në një farë caku, shumë ekspresive… Artistët ishin aq të mençur sa e kuptonin se sa lejohej. Në veprat e tyre, ata guxonin aq sa e pranonte koha. Ose lëviznin në kuptimin e realizimit, ose i bënin ekzbicioniste, ose kubiste, nuk e kalonin cakun. Abstrakte nuk ka pasur, ka pasur vetëm piktura të trajtuara me tematikën e kohës, ose pak kubiste, ose pak ekspresive.

Rezulton që pak janë ata që kanë bërë ndryshe nëpër studiot e tyre, siç Alush Shima, që i ka ruajtur, të tjetër pastaj nuk na japin shembujt, ose Maksi që kishte atë koleksionin që ia dogjën 200 vepra.

Ata që do të merren pas nesh me këtë punë, duhet të jenë dhe më të qartë, mendoj unë”, u shpreh ai./abcnews.al