Një 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në tualetin e një hoteli në Shkodër. Mësohet se ajo banonte në Malajzi.
Sakaq, dyshohet se gruaja ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares./abcnews.al