Hetimet për “21 Janarin”/ “Hysni Burgajt, asnjë gjemb në këmbë”, gazetari: Është shpërblyer për shërbimet e pista që i ka bërë politikës së Berishës!

schedule20:43 - 23 Tetor, 2024

schedule 20:43 - 23 Tetor, 2024

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u thirr këtë të mërkurë në SPAK për çështjen e 21 Janarit.

Gazetari Fatos Mahmutaj, ndërsa komentoi ngjarjen e “21 janarit” dhe paraqitjen e Burgaj në SPAK, tha se ky i fundit, ka marrë shpërblime për shërbime për punë të pista që i ka bërë politikës së Berishës.

“Sipas një raporti që ma kanë dhënë autoritetet belge, fliste për 137 të plagosur me armë zjarri. Ata kështu vepruan duke s’fumuar pak nga pak numrin e të dëmtuarave dhe pas 20 ditësh u vetë paraqitën në polici të gjithë të akuzuarit. Pasi ishte ndrequr puna, provat ishin shkatërruar, dëshmitë ishin shkatërruar dhe atëherë gardistët u vetë paraqitën për të thënë se nuk kemi arsye përse t’i shmangemi drejtësisë. Zoti Burgaj ka të drejtë të bëjë teatër, pasi po mbushet viti 14 nga kjo histori dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë dhe ka marrë shpërblime për shërbime të tjera të pista që i ka bërë politikës së Berishës. Dhe mendoj që mund të hakërrehej më shumë”, tha ai.

/abcnews.al/