Në ceremoninë e hapjes së kolegjit të parë Europian në Tiranë, ishte e pranishme presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Në fjalën e saj ajo u shpreh se Europa është vendi i të gjithëve.
Gjithashtu ajo theksoi se ka ardhur koha që të ecet me ritme të shpejta, duke nënvizuar se Ballkani Perëndimor mund të japë një kontribut shumë të madh për Bashkimin Europian, ashtu si edhe BE për rajonin.
“Ballkani Perëndimor dëshëron të bëjë hapa para. Ju jeni më të lidhur me Europën se çdo brez tjetër, ju besoni tek Europa dhe dua ta që edhe Europa beson tek ju. Ne besojmë se ju do të jeni qytetarët e Bashkimit Europian. Ky rajon është shtëpia e shumë talenteve. Tirana është një qytet i ri me shumë larmi i lidhur me shumë vende të tjera. Ballkani Perëndimor mund të japë kontributin e vet shumë të madh për Bashkimin Europian dhe Europa mund të japë kontributin e saj për këtë rajon. Dhe ka ardhur koha që të ecim më hapa shumë të shpejtë. Siç e thashë të gjitha gjërat janë shumë të rëndësishme…”, tha më tej ajo.
/abcnews.al/