Çifti i njohur në rrjete sociale, Kelima Kotarja dhe Arbiol Dardha rrëfyen historinë e tyre të dashurisë në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”. Ata rrëfyen se bashkë i bëri kërcimi, pasi janë njohur në studion e kërcimit të Arbiolit që punon si koreograf.
“Dukej dhe vihej re që kishte një shkëndijë mes nesh. I kisha vënë re shikimet e ‘profesorit’ në atë kohë që ishin më të fokusuara te unë sesa te pjesa tjetër.”, tha Kelima.
Pasi shpallën fejesës, erdhi edhe propozimi surprizë në Dubai.
“Pasi bëmë fejesën, shpreha dëshirën për një udhëtim por ishte situatë e sikletshme sepse sa kishte kaluar karantina. Me pak sakrificë dhe mund arritëm të iknim në Dubai.”, tha Arbioli.
“Nuk kishim shkëmbyer unazat dhe e kishim lënë në gusht. Ne ikëm në Dubai në prill dhe nuk ia kisha fare idenë. S’e mendoja se do të ma bënte këtë surprizën.“, shtoi Kelima.
Në gushtin e kaluar, ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë madhështore./abcnews.al