Dashnor Mecaj ka rënë në prangat e policisë së Përmetit. Mësohet se ai u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë, i koduar “Miçan”.
U kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan, vihet në pranga 49-vjeçari.
Asgjësohen bimët narkotike.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al