Lihet në burg Dritan Nano/ Dyshohet si porositësi i sulmit ndaj Sokol Mëngjesit

schedule15:37 - 22 Tetor, 2024

schedule 15:37 - 22 Tetor, 2024

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dritan Nanon personin që dyshohet se porositi sulmin dhe dhunimin fizik te avokat Sokol Mëngjesit.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim Dritan Nano, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit  personal nga “arrest në burg”, në atë të “arrest në shtëpi”.

Por Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./ abcnews.al