Shumica e amerikanëve mendojnë se po jetojnë më keq se katër vjet më parë

schedule11:45 - 22 Tetor, 2024

schedule 11:45 - 22 Tetor, 2024

Pak më shumë se gjysma e amerikanëve mendojnë se po jetojnë më keq se përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, sipas sondazhit të fundit të Gallup.

Përveç kësaj, shumica e banorëve amerikanë besojnë se situata në ekonominë e vendit vazhdon të përkeqësohet.

Hulumtimi tregon se 52 për qind e të anketuarve besojnë se ata dhe familjet e tyre jetojnë më keq se në vitin 2020, dhe 39 për qind e tyre besojnë se jetojnë më mirë. Rreth tetë përqind deklarojnë se standardi i tyre në thelb nuk ka ndryshuar ndjeshëm.

Gallup kreu sondazhin nga 16 deri më 28 shtator dhe gjeti dallime në perceptimin e standardeve të popullsisë përpara zgjedhjeve presidenciale. Rezultatet treguan se 72 për qind e demokratëve besojnë se jetojnë shumë më mirë se katër vjet më parë, vetëm 7 për qind e republikanëve mendojnë kështu, ndërsa 35 janë neutralë./abcnews.al