Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë.
Meta u arrestua me urdhër të tre prokurorëve Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani pasi akuzohet për korrupsion në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.
Sakaq, ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa detyrim paraqitje./abcnews.al