Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, ish deputeti dyshohet se strehoi në banesë rrëmbyesin e Jan Prengës

schedule10:15 - 21 Tetor, 2024

schedule 10:15 - 21 Tetor, 2024

Jurgis Çyrbja, ish deputeti socialist që u arrestua mbrëmjen e së dielës me urdhër të SPAK, dyshohet se ka strehuar Altin Hajrin teksa ishte në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Hajri është shpallur në kërkim pas lëshimit të një urdhër arresti të SPAK në lidhje me dosjen ku përfshihet Çyrbja.

“Sa i përket komunikimit në SKY ECC, ka dyshime se Çyrbja se ka strehuar Hajrin pas vrasjes së Jan Prengës në banesën e tij dhe kjo është akuza e ngritur për përkrahje të autorit. Kur ka qenë në kërkim për vrasjen, dyshohet se e strehonte në banesë në një kohë kur ishte në kërkim nga policia. Indiciet janë nga zbërthimi i bisedave por ka dhe prova të tjera që faktojnë se Çyrbja ka pasur lidhje me këtë pjesë të grupit kriminal.”, raportoi gazetari Ervin Leka.

Ish deputeti u arrestua nën akuzë për tre vepra penale atë të përkrahjes së autorit të krimit, tregimi i sekretit shtetëror si dhe korrupsionit në zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, rezulton së Çyrbja është marrë i pandehur edhe për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Durrësit, por urdhri i arrestit nuk lidhet me këtë çështje./abcnews.al