Donald Trump po “degradon” zyrën e presidentit amerikan, tha Kamala Harris të dielën, një ditë pasi ish-kreu i shtetit e quajti atë një “zëvendëspresidente të çuditshme” në një paraqitje në fushatë.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një model, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për shkak të (…) rolit të kombit tonë në botë. Sjellja e kundërshtarit tim, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, me të vërtetë e degradon zyrën e presidencës“, u shpreh ajo, gjatë një interviste me MSNBC.
E pyetur se si i trajton fyerjet e rënda që i bëhen nga kundërshtari i saj republikan, kandidatja demokrate këmbënguli në rëndësinë e presidencës përtej Uashingtonit.
“Kur përfaqësoni Shtetet e Bashkuara, ju hyni në dhomat e jetesës së të gjithë botës me autoritet dhe legjitimitet për të folur për rëndësinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës,” shtoi ajo.
Vice President Kamala Harris tells @TheRevAl during an exclusive interview that the president of the United States must set a standard for the world and what we see in Trump, “demeans the office.”
Watch the full interview today at 5pm ET on @PoliticsNation. pic.twitter.com/SXhha8ibGw
— MSNBC (@MSNBC) October 20, 2024
/abcnews.al