Premier League/ Tottenham bën “poker”, Son me shokë shënojnë 4 në portën e West Ham

schedule16:16 - 19 Tetor, 2024

schedule 16:16 - 19 Tetor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, ndaj një kundërshtari goxha të fortë.

“Londinezët” e Tottenham janë rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes ndaj Brighton, teksa mesditën e kësaj të shtune kanë mundur me rezultatin e thellë, 4-1, “Çekanët” e West Ham, në përballjen e vlefshme për javën e 8-të, të Premier League.

Pavarësisht fitores, goli i parë erdhi nga miqtë, me “fantazisti” ganez, Mohammed Kudus, i cili tundi rrjetën në minutën e 18’-të, mirëpo golat e Kulusevski, Bissouma, Heung-Min Son, si dhe një autogli i Areola përmbysën gjithccka, duke i siguruar kështu një fitore tepër të vyer, djemve të teknikut Ange Postecoglou.

Falë këtij triumfi, Tottenham ngjitet në vendin e shtatë të tabelës, me 13 pikë, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 13-të, me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!