Federata e Futbollit do të organizojë turneun europian të grupmoshës U-15 “UEFA Development” për djem. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 23-28 tetor dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Përveç Kombëtares U-15 në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e San Marino U-15, Ishujt Faroe U-15 dhe Bosnje-Hercegovinë U-15. “UEFA Development” është një turne zhvillimor që i jep mundësinë kuqezinjve të vegjël të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre dhe për ekipin e drejtuar nga trajneri Armand Damo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të treguar vlerat në fushën e lojës.
Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën 23 tetor. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë San Marino-Bosnje-Hercegovinë, që do të luhet në orën 11:00.
Më pas, Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në orën 15:00. Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-15” do të zhvillohen më 25 tetor. Ndeshja e parë e ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Bosnje – Hercegovinë – Ishujt Faroe në orën 11:00, ndërsa Shqipëria dhe San Marino do të përballen së bashku në orën 15:00.
Turneu “UEFA Development U-15” do të ulë siparin më 28 tetor mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Ishujt Faroe – San Marino në orën 10:00, ndërsa Shqipëri-Bosnje – Hercegovinë do të luhet në orën 14:00. /FSHF
Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:
San Marino U-15 – Bosnje-Hercegovinë U-15, 23 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15, 23 tetor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Bosnje – Hercegovinë U-15 – Ishujt Faroe U-15, 25 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U-15 – San Marino U-15, 25 tetor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Ishujt Faroe U-15 – San Marino U-15, 28 tetor, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U-15 -Bosnje – Hercegovinë U-15, 28 tetor, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”