Përjashtohen dy deputetët e PD/ Kuvendi: Hoti e Doda, 10 ditë jashtë seancës dhe komisioneve

schedule17:49 - 18 Tetor, 2024

schedule 17:49 - 18 Tetor, 2024

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e Kuvendit për shkak të zhurmës dhe kaosit të krijuar në seancën e kaluar.

Ata ishin në krye të kaosit dhe zhurmës në sallën e kuvendit duke tentuar të pengojnë zhvillimin normal të seancës së të enjtes. Hoti u pa teksa spërkaste me një lëng të dyshuar si benzinë sallën e Parlamentit.

Kurse, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda u kap nga kamerat teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores për të penguar punimet sipas axhendës parlamentare./abcnews.al