“Roli i parlamentit, në rënie”/ Tabaku: Do kërkoj që procesi zgjedhor të ketë një monitorim më të shtuar 

schedule20:52 - 17 Tetor, 2024

schedule 20:52 - 17 Tetor, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se roli i parlamentit shqiptar ka ardhur në rënie, ashtu edhe cilësia e debatit parlamentar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se do kërkojë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pas hapjes së negociatave, që të tregojnë vëmendje të shtuar për çështje madhore në vend, sikurse janë edhe zgjedhjet parlamentare.

“Ky proces duhet të kishte nisur ndryshe, qeveria duhet të kishte nisur fushatë të gjerë komunikimi, edhe diskutimi me të gjithë grupet e interesit, duke përfshirë shoqërinë civile, duke përfshirë sindikatat, shoqatat, dhomat e biznesit, do t’i bënte reformat më të pranueshme. Ky diskutimi mbarë kombëtar do e bënte procesin më të thjeshtë për shqiptarët, edhe më konkret. Roli i parlamentit ka ardhur në rënie. Ka ardhur në rënie cilësia e debatit parlamentar, ka ardhur në rënie cilësia e përfaqësimit politik në nivel qeveritar. Ka rënë hapësira e opozitës në parlament, ka rënë edhe cilësia e ligjbërjes. Parlamenti reflekton situatën ku ndodhet qeverisja. Unë hpresoj se në procesin që do të nisim për negociatat, për gjërat që kërkojnë vëmendje më të shtuar, t’i bëjmë thirrje vendeve anëtare. Duhet ta ushtrojmë këtë të drejtë. Do të kërkoj që procesi zgjedhor të ketë monitorim të shtuar, të vijnë dhe të shikojnë se çfarë ndodh në Shqipëri në një proces zgjedhor”, theksoi ajo./abcnews.al