Inteligjenca artificiale në zgjedhjet e SHBA/ Kallanxhi: Impakti do të jetë i madh. AI është e vështirë të kontrollohet

schedule16:38 - 17 Tetor, 2024

schedule 16:38 - 17 Tetor, 2024

Inteligjenca Artificiale (AI) është në rrugë për t’u bërë pjesë thelbësore e shoqërisë sonë. Ajo ka ndikuar në mënyrë thelbësore dhe ndikimi i saj është shtrirë në shumë sfera të jetës së përditshme. Megjithatë, Inteligjenca Artificiale ka sjellë edhe sfida të shumta, përfshirë çështjet e sigurisë dhe etikës.

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi thotë se mbi 40 përqind e përmbajtjes në rrjete sociale vjen nga Inteligjenca Artificiale. Në një intervistë për “Faqja 4”, eksperti tha se impakti i AI në zgjedhjet presidenciale të SHBA mund të jetë i madh pasi është e vështirë të kontrollohet.

“Impakti do të jetë i madh se ai është e vështirë të kontrollohet ligjërisht. Vetëm SHBA dhe BE po punojnë se si do të përdoret apo ku do të përdoret. Mund të ndodhet në servera të vendeve si Rusia, Bangladeshi, Pakistani, India etj, ku është e vështirë të kontrollohet. Do të them një rast që u përdor AI në zgjedhjet e vjetshme në Turqi, ku iu bë një nga kandidatëve të opozitës. Dy ditë para zgjedhjeve doli një video deep fake erotike dhe dha dorëheqjen menjëherë për të ulur panikun sepse në vendet si Turqia është e vështirë të bindësh opinionin publik se kjo nuk është e vërtetë. Ka modele të AI për përdorim të brendshëm psh Rusi që mund të arrijë nivele të larta perfeksioni dhe duke qenë se këto shtete nuk kanë kritere rregullator, bëhet më e vështirë për ta kontrolluar AI. AI po ecën me ritme të frikshme. Ndoshta pas 5-10 vitesh ndoshta do t’i kundërvihet edhe njerëzimit.”, u shpreh ai.

Sipas tij, Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe për zgjedhjet në vendin tonë.

“AI dhe deep fake do të përdoren edhe në Shqipëri. Besoj se po. Jo nuk kemi pasur shenja të para deri tani sepse është armë e fortë që mund të përdoret dhe humb sensin kur përdoret shumë shpesh. Por ne po shohim se ai po ecën me ritme, dhe po flasim zgjedhjet do të jenë pas disa muajve dhe është shumë kohë për AI për të prodhuar një content sa më identik drejt realitetit”, tha Kallanxhi./abcnews.al