Dosja “Partizani”/ Avokati Kara: Berisha do dënohet. Rada: Drejtësia, profesionalizëm në këtë çështje

schedule23:47 - 16 Tetor, 2024

schedule 23:47 - 16 Tetor, 2024

Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha do të dënohet për çështjen “Partizani”.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se për Berishën mund të ketë numër të madh aferash.

Ndërsa gazetari Ardit Rada deklaroi se drejtësia ka treguar profesionalizëm në këtë çështje.

Romeo Kara: Duke qenë se nuk është përmendur në media për pakënaqësi, shkelje, apo pasuri të paligjshme, është gjë e madhe që kemi të bëjmë me gjyqtar të papërfolur në Shqipëri. Ky është fakt pozitiv, do kemi gjykim të pavarur. Do kemi një seancë paraprake të ngjeshur, do ketë përplasje në lidhje me vlefshmërinë e akteve. Nuk e shoh mundësinë e pushimit të çështjes. Mund të ketë rikthim për plotësim aktesh, apo marrje njerëzish të tjerë në akuzë. Unë mendoj që personat që kanë firmosur dhe kanë ndikim, ka edhe të tjerë. Qeverisja e Berishës ka qenë në funksion të pasurimit të paligjshëm të tij. Çështja do shkojë në gjykim, këto persona do të gjykohen. Për këtë kam bindje të plotë. Për Berishën mund të ketë numër të madh aferash.

Ardit Rada: Realisht u duk sikur SPAK i bëri surprizë për ditëlindje Berishës. Jemi përpara një fakti, ai është nën akuzë penale. Është drejtësia që ka kopsitur letrat, me profesionalizëm. Ish kryeministri rrezikon 4-12 vjet burgim. Kjo është një nga veprat penale për të cilat Berisha duhet të akuzohet./abcnews.al