Historiani Merenglen Kasmi thotë se disa liderë shqiptarë kanë vendosur datën e lindjes në muajin tetor, për t’u afruar sa më shumë me ish diktatorin Enver Hoxha.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi u shpreh se liderët kanë kërkuar status të paracaktuar.
Ndërsa komentatorja politike, Brizida Gjikondi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha e ka ndërruar ditëlindjen dhe e ka vendosur një ditë para ditëlindjes së Enver Hoxhës.
Siaps Gjikondit, Berisha ende trazon ujërat për keq në vend, por shtoi se ai e ka mbyllur ciklin.
Marenglen Kasmi: “Rastësitë mund të jenë, por unë mendoj se kjo fillon shndërrohet në një lloj trendy, me Enver Hoxhën për t’u afruar sa më shumë. Nëse i referohemi regjistrit themeltar, të vitit 1974, aty rezulton një ndryshim që është bërë për Enver Hoxhën, nga 12 maji 1908, në 16 tetor 1908. Maji, tetor, por nëse flasim që në fillim të shekullit mund të kemi mos përputhje ose vonesa, çështja shndërrohet mbas Enver Hoxhës, gjithmonë, besoj se ajo është data e tij e lindjes. Por, 1 korrik 1944 dhe jo 16 tetor. Letrat janë problem ndonjëherë. Duhet parë në aspektin, edhe me pak humor. Kjo gjë, bëhet e hidhur kur shikon që, kur shtohet edhe ditëlindja, bëhet element përforcues. Kërkojnë një status të paracaktuar.
Edmond Dragoti: Është edhe element psikologjik. Dëshira për t’i ngjarë njëri-tjetrit. Iu duhet të mohojnë të kaluarën, që të krijojnë diferencën me të, por duan edhe t’i ngjajnë. Duan të jenë heronj të rinj, kjo i ka bërë të kërkojnë burime origjinash të përbashkëta. Duke parë Enver Hoxhën, 16 tetor, edhe sekretari i parë i spitalit, donte t’i jepte vetes atribut. Kjo i bën të besojnë te vetja se janë njerëz të mëdhenj. Kur Berisha bëri betimin si president, iu drejtua në ekstazë Shqipërisë; Shqipëri e madhe, e bukura e dheut, ai po i drejtohet karriges së presidentit, sesa e çmuar ishte. Ishte e kuptueshme që nuk kishte ndonjë objekt të hallakatur. Kjo i bën ata të kenë besim, duke pasur datë të përafërt, duan t’i mbushen mendjen se janë si ai. Justifikojnë fantazinë e tyre të shfrenuar, për të qenë heronjtë e vendit, e kohës.
Brizida Gjikondi: Nuk do e quaja muaj i mallkuar. Është muaj shumë i bukur. Jemi para një fakti të kyer, të personazheve që kanë shkruar epoka të ndryshme për Shqipërinë. Tani jemi bërë, në dy shqiptarë, një është historian. Nga anon peshorja në raport me moralin kombëtar. Edhe për Enver Hoxhën, pikat e tij më të errëta, janë ateizmi që e vuri në Kushtetutë. Këtë e ka thënë Lenini përpara me Stalinin, por nuk e vunë në Kushtetutë. Ose persekutimi familjar. Berisha, është akoma në fuqi, akoma trazon. Mendoj që akoma trazon ujërat. E bëri ciklin e tij, huqi del me shpirtin. Nuk do heqë dorë deri në fund të jetës fizike për të trazuar dhe për të qenë prezent, jo për mirë në jetët e shqiptarëve./abcnews.al