Enveri vdiq, po enverizmi?/ Dragoti: Nëse do të ishte gjallë në ’90, do të bëhej kryetar i PD. Kasmi: Njeriu dhe situata e bënë një personazh historik

schedule20:17 - 16 Tetor, 2024

schedule 20:17 - 16 Tetor, 2024

Profesor Edmond Dragoti, pjesë e lëvizjes së dhjetorit në 1990, tha se nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë në atë kohë, ai do të mund të ishte bërë kryetar i PD-së. Në një lidhje live për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, duke folur nëse ka vdekur enverizmi në vend, ai u shpreh:

“Enver hoxha do të ishte kryetar i PD. Këtë përpara shumë kohësh kur ishte gjallë Ramiz Alia, në një pritje diku në një ambasadë, e takova dhe i thashë se më pyeti një gazetare që Enver Hoxha duhet të ishte kryetar i PD. Ramizi qeshi dhe tha “po është e vërtetë”. E vështirë të gjesh një shqiptar që nuk është autoritarist, sa kohë që i përket një kulture patriarkale. Së dyti, e vështirë të gjesh lider shqiptar që nuk do të bënte si Enver Hoxha apo më tepër si ai në ato kushte ndërsa sot, me kushtet demokratike, është e vështirë që autoritarizmin tënd ta shprehësh deri në detajet e egos të karakterit të secilit që përmbush cilësitë e lidershipit në një vend të tillë si Shqipëria. Nuk mund të gjykojmë në një kohë kaq shumë të shkuar siç është ajo, krahasuar me backgroundin e tanishëm ku kemi një demokraci tranzitore, por kemi rreth 35 vjet që kemi lirinë e mjaftueshme për të kritikuar, abuzuar, për të thënë të vërtetën. Në këtë kuptim, është e vështirë që një lider të ngrihet e përmasat e diktaturës dhe të Enver Hoxhës sepse jetoi në një kohë luftarake, agresive, në një periudhë të egër. Në Shqipëri edhe fashizmi do të kishte vend shumë sepse është kultura autoritariste, sepse gjen shumë terren në kulturën shqiptare, e prapambetur dhe që drejtonte autoriteti më i lartë. Kishte kritere të tjera vlerësimi në atë periudhë sepse funksiononte kultura kolektiviste, kanuni, dhe kjo i bënte njerëzit të vlerësonin atë që kishte autoritet dhe bazën e të drejtave i kishte ai që drejtonte.“, tha Dragoti.

Ndërkohë historiani Mariglen Kasmi shtoi se ishte njeriu dhe situata që e bëri Enver Hoxhën një personazh historik.

“Shenjat janë të qarta që në fillesa sepse po ta shohim në mënyrë të përgjithësuar që njeriu zhvillohet. Por mendoj se ky është koordinim i të dyja faktorëve, i faktorit kohë, i ngjarjeve dhe situatës gjatë luftës së dytë botërore dhe me luftën e ftohtë, me sofistikimin e ideologjisë komuniste dhe një sistem që u përshtat me kushtet e Shqipërisë për të arritur synimin e këtij regjimi. Janë dy elementë, njeriu dhe situata që krijuan Enver Hoxhën si personazh historik. Hoxha një nga personazhet historik më të spikatur të historisë së Shqipërisë duke gjykuar në lidhje me atë që përfaqësoi. Nuk mund të themi dot sot, se çfarë u bë në Shqipëri, për keq apo për mirë, janë vepër e një personi.“, tha historiani./abcnews.al