Rikthehen sulmet në Bejrut/ Izraeli vijon bombardimet në kryeqytetin libanez

schedule13:25 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:25 - 16 Tetor, 2024

Izraeli vijon bombardimet intensive në Liban kundër Hezbollah ndërsa ktheu sulmet e tij edhe në Bejrut, kryeqytetin e këtij vendi pas 5 ditësh.

Rikthimi i sulmeve Izraelite në Bejrut vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bënë të qartë se kundërshtojnë shtrirjen e sulmeve të ushtrisë Izraelite në kryqytetin e Libanit. Tel Avii zyrtar pretendon se sulmi I tyre në Dahiyeh, periferinë jugrore të Bejrutit preku një tunel ku Hezbollah ruante armatimet e tij.

Ushtria Izraelite ka vijuar me Bombardimet e saj edhe në Jug të Libanit ku si pasojë e sulmeve ajrore në Nabatieh, mbetën të vrarë të paktën 6 persona duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti.

Në më shumë se 3 javë luftime, urdhërat e evakuimit nga Ushtria Izraelite për civilët janë shpërndarë në një të 4-ën e territorit Libanez sipas asaj që thonë Kombet e Bashkuara.

Dhjetëra vende perëndimore, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Izraelin dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim në Lindjen e mesme në të dyja frontet e luftës, atë kundër Hamas në Rripin e Gazës dhe atë kundër Hezbollah në Liban.

Tel Avivi thotë se nuk do ta ndalë luftën kundër terrorizmit, ndërsa vende të tilla si Franca dhe Italia kanë bërë thirrje për ndalim të dërgesave të reja të armëve për Izraelin, nën arsyetimin e shkeljes së ligjit humanitar ndërkombëtar refezuar situatës katastrofike në Rripin e Gazës.