Të paktën 10 fluturime nga India kanë marrë kërcënime për bombë gjatë 48 orëve të fundit, duke çuar në vonesa dhe devijime të gjata. Të martën, Forcat Ajrore të Singaporit dërguan dy aeroplanë luftarakë, për të shoqëruar një aeroplan Air India Express larg zonave të banuara pas një kërcënimi me bombë.
Disa orë para kësaj, një aeroplan i Air India nga Delhi në Çikago duhej të ulej në një aeroport kanadez si masë paraprake. Kërcënimet me bomba për linjat ajrore nuk janë të pazakonta në Indi, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rritjen e papritur që nga e hëna, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të qeverisë dhe Byroja e Sigurisë së Aviacionit Civil, nuk iu përgjigjën emaileve të BBC-së për koment.
Përveç Air India, kërcënime kanë marrë edhe fluturimet IndiGo, SpiceJet dhe Akasa Air. Të hënën, tre fluturime ndërkombëtare që u nisën nga Mumbai u devijuan ose u vonuan. Lidhur me këtë policia ka arrestuar një adoleshent