Një punonjës i Gardës së Republikës tentoi vetëvrasjen me armën e shërbimit, por vetem disa ore pas ngjarjes 37 vjeçari Henri Haxhiaj nderroi jete ne spitalin e traumes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Qytet Studenti. 37 vjeçari Henri Haxhiaj, ndodhej në banesë bashkë me famijarë të tij kur ndërmori aktin e rëndë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës për t’iu nënshtruar ndërhyrjes së heqjes së plumbit, por nuk arriti te mbijetonte per shkak te plages se marre ne koke.
Hetuesit e kanë ende të paqartë arsyen e tentativës së vetëvrasjes së gardistit. Por nga deklarimet që familjarët u dhanë policisë pohuan se kohën e fundit ai kishte shfaqur problem të shëndetit mendor, por nuk kurohej.
Burime nga policia thanë se kanë dyshime se Henri Haxhiaj ka ndërmarë aktin e rëndë për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë për çështje bixhozi./abcnews.al