Policia e Shtetit dhe homologët francezë, partnerë të konsoliduar/ Ilir Proda pret në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë

schedule16:46 - 15 Tetor, 2024

schedule 16:46 - 15 Tetor, 2024

Policia e Shtetit dhe homologët francezë, partnerë të konsoliduar në shumë aspekte të punës policore.

Në këtë frymë pozitive partneriteti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë. Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.

Drejtor Proda shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë, si dhe garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës së Francës z. Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe z. Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, uruan Drejtorin, për detyrën e re dhe e siguruan atë që asistenca, besimi dhe partneriteti i agjencive ligjzbatuese franceze, për Policinë shqiptare, do të jenë të vazhdueshme.