Integrimi/ Varhelyi: Maqedonia e Veriut e ka drejtimin e vet që në 2022. Szijjártó: Do ta mbështesim si vend

schedule11:02 - 15 Tetor, 2024

schedule 11:02 - 15 Tetor, 2024

Lidhur me integrimin e Maqedonisë së Veriut, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar se ajo e ka drejtimin e vet që në vitin 2022, pasi të dyja vendet ishin bashkë politikisht, por jo ligjërisht.

“Duket se kjo është e vetmja pyetje që jeni të interesuar dhe pse nuk ka të bëjë me konferencën ndërqeveritare të Shqipërisë.

Më lini t’ju korrigjojë, nëse të dyja vendet ishin bashkë politikisht por jo ligjërisht. Të dyja vendet e kanë nisur konferencën e parë qeveritare në mënyra të ndryshme. Bashkimi i vendeve kandidate me njëri-tjetrin do të thoshte që ne të lejojmë që të kompromentojmë parimet e meritës”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó u shpreh:

“Doja të thoja që Shqipëria e ka nisur bisedimet për një kohe e gjatë, po kështu unë besoj që dhe Maqedonia e Veriut do duhet të vazhdojë, por ajo që unë do të thosha ne do të vazhdojmë ta mbështesim të dyja vendet që ato të kalojnë procesin e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur”./abcnews.al