Kane: Pochettino na shokoi, s’më kishte ndodhur kurrë

schedule09:38 - 23 Nëntor, 2019

schedule 09:38 - 23 Nëntor, 2019

Kapiteni i Tottenham, Harry Kane beson se zgjedhja e Mourinhos si trajneri i londinezëve mund të fillojë një kapitull të ri për ‘Spursat’. Ai mendon se ai është trajneri i duhur për ti dhënë ekipit atë çfarë i mungon dhe për ti dhuruar tifozëve trofetë e munguara prej vitesh.

“Ai ka fituar trofe në çdo klub që ka drejtuar. Unë personalisht jam në atë fazë të karrierës, ku kërkoj vetëm të fitoj. Shpresoj që trajneri të na japë energjinë dhe besimin që na duhet në këtë moment të vështirë që po kalojmë”, deklaron kapiteni i ‘3 Luanëve’ për ‘BT Sport’.

26-vjeçari e pranon se ngeli pak i tronditur nga shkarkimi i Pochetinnos, i cili i drejtonte londinezët prej pesë vitesh. “Isha i shokuar atë mbrëmje kur e mora vesh për shkarkimin e trajnerit. Ishte hera e parë në karierrën time që ndodhte diçka e tillë. Gjithsesi kështu e ka futbolli. Unë dhe ai gjithmonë do të jemi miq të mirë”, mbyll Harry Kane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!