Konferenca ndërqeveritare/Oliver Varhelyi përgëzon Shqipërinë: Përmbushi reformat e kërkuara

schedule09:39 - 15 Tetor, 2024

schedule 09:39 - 15 Tetor, 2024

LUKSEMBURG- Në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Këtë të martë, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat, që sipas tij çuan në hapjen e kapitujve të parë.

“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi në platformën “X”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!