Shqipëria hap para drejt integrimit/ Luksemburg, konferenca e dytë ndërqeveritare për grup kapitullin e parë

schedule10:04 - 15 Tetor, 2024

schedule 10:04 - 15 Tetor, 2024

Pa zgjerimin Evropa nuk mund të bëhet më e fortë na duhet zgjerimi që BE të bëhet më i forte.

Shqipëria hedh një hap historik në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me çeljen e grupkapitullit të pare “themelorët”, brenda vitit të ardhshëm vendi ynë do të hapë diskutimet për një tjetër kapitull të rëndësishëm, kapitullin e gjashtë, duke I dhënë Shqipërisë të drejta të tjera europiane. Por per ministrin e jashtem te hungarise, sinjalet jane me optimiste

Sink: Ne jemi optimiste se kapitulli I radhes mund te hapet gjate presidences sone, brenda muajit dhjetor

uk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në Ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani për BE”

Petter Szijarto që përfaqësonte Hungarinë, vendi që mban radhën e Presidencës së Bashkimit Europian shprehu bindjen se Shqipëria ka plotësuar detyrat e saj europiane. Në një auto kritikë, ministri I jashtëm pranon se procedurat për pranimin në BE duhet të ndryshojnë.

Politika e zgjerimit, me e rendesishmja. Koha mesatare e pritjes se vendeve ka tejkaluar 15 vjet dhe kjo eshte e papershtatshme. Na duhet te ndryshojme procedure e zgjerimit.

Synimi Për Shqipërinë është të jetë pjesë e Bashkimit Europian brenda 2030.  Duke vijuar rrugëtimin sipas hartës së bisedimeve, këtë të martë u çel grupkapitulli, i cili përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike, por për disa prej tyre, vendi ynë tashmë ka bërë progres, duke punuar në disa drejtime.

|Plani i rritjes, që tashmë po e përshpejton zgjerimin dhe për të bërë të mundur që në fund të mandatit të Komisionit të ardhshëm, ne të mund të shohim kryeministrin Rama që të emërojë dhe Komisionerin e parë apo të japë propozimin e vet për Komisionerin e parë në Komision..  Shqipëria  do të jetëanëtare deri në fund të mandatit të ardhshëm.”

“Tani na ka kapur ankthi qe nuk do ten a ike deri ne fund te dekades Është synimi ynë, ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit të Evropës si shtet anëtar”

Rrugëtimi drejt BE, i cili mori aprovimin në marsin e 2020, ka rezultuar i suksesshëm por edhe me vështirësi teknike nga ana e ndërkombëtarëve, te cilet per shume vite, lidhen edhe fatin e integrimit te shqiperise me ate te maqedonise se veriut.

“Në qoftë se të dyja vendet ishin bashkë në një farë mënyre, por jo ligjërisht, ligjërisht kurrë, politikisht ndoshta, të dyja vendet e kanë nisur konferencën e parë ndërqeveritare në mënyra dhe në sfera mjaft të ndryshme në 2022. Nuk është e re që Shqipëria po ecën në rrugëtimin e vetë, sepse është proces i bazuar në meritë dhe kjo vlen edhe për Maqedoninë e Veriut”.

Ky ishte momenti kur kryeministri rama, duke perdorur shembullin e bllokimit bullgar ndaj integrimit te maqedonise se veriut, I dha nje mesazh greqise, e cila hoqi e fundit veton bllokuese ndaj hapjes se negociatave per shqiperine.

“Kemi shumë shqiptarë që mund të pretendojnë që Napoleoni është shqiptar. Mos doni gjë që të ngremë një problem dypalësh me Francën për këtë, sepse do të kemi pastaj një mosmarrëveshje dypalëshe për Korsikën dhe kjo nuk do të përfundojë kurrë. Historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!