Bashëkethemeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj thotë se risi për këtë grupim, do të jetë funksionimi i saj në mënyrë kolegjiale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se e kupton presionin që ka përballja elektorale, por nënvizoi se “Djathtas 1912” do të ecë me hapa të vegjël, por të sigurt.
“Mund të them atë se çfarë mendoj unë. Në ka një risi, e vogël, është që do të funksionojmë, është edhe kjo një test për ne të gjithë, do të funksionojmë në mënyrë kolegjiale. Edhe momenti, edhe koha e do. Për këto ekstravagancat, me thënë të drejtën, janë të djegura më përpara edhe nga të tjerë. Çfarë unë mendoj, anoj më tepër nga racionaliteti dhe qëndryeshmëria. Edhe njëherë duhet ta them. Jemi nisur për rrugëtim, e kuptoj presionin që të jep përballja elektorale tani, por siç unë e mendoj, është një rrugëtim që të shkojmë përtej. Sigurisht, taktikat apo teknikat janë të vlefshme, por nuk çedoj asnjëherë nga të qënit i sinqertë, racional. Aftësia jonë është për të kapur, nëse shoqëria shqiptare sot, e lodhur, me ekstravaganca, do një ekstravagancë tjetër që mund ta bëjmë ne? Nuk e di, kjo është për t’u parë. Më mirë ecim me hapa të vegjël dhe të sigurt. Kjo është ajo se çfarë unë besoj se e djathta e munguar e 1912, duhet sot”, theksoi ai./abcnews.al