Djathtas, marrëveshje me LZHK/ Alibeaj në “Real Story”: Pro koalicionit me partitë e vogla, duke ruajtur protagonizmin e gjithësecilit

schedule20:59 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:59 - 14 Tetor, 2024

Enkelejd Alibeaj deklaroi se “Djathtas” është e hapur për koalicion me partitë e tjera të vogla si ajo që ka arritur me LZHK-në. Duke komentuar marrëveshjen me Dashamir Shehin, Alibeaj tha për “Real Story”:

“Kemi një marrëveshje me LZHK. Dua t’i njoh meritat zotit Shehi se ka qenë i pari në parlament që pati aftësinë dhe nuhatjen politike për të kuptuar se çfarë duhet të vinte më pas, se është mundësia dhe pjekuria politike që të guagulojmë një arkipelag fluksesh, rrymash, partish edhe jo parlamentare, të diktuara edhe për shkak të sistemit që u mbyll por edhe për atë që kërkon shoqëria shqiptare kërkon. Nuk është skizëm sepse nuk po ikim andej. Ne i bëjmë thirrje asaj pjese që e ka bërë braktisjen kohë më parë. Si thatë ju që asnjëherë s’ka ndodhur që PD të dilte mbi PS. Unë besoj që në krye të herës që ka pasur njerëz, që ndoshta heshturazi, të ligështuar, janë larguar nga PD gjithmonë e më tepër. Sot që flasim, statistikat tregojnë se në 2021, Edi Rama marrë 48 përqind të votës popullore. Sot që flasim sipas sondazheve, ajo që quhet segmenti opozitar, PD shkon nga 20-25 përqind dhe 30 përqind qytetarë që nuk shkojnë as te njëri dhe as te tjetri dhe e kanë bërë përgjatë një hapësire të madhe. Për këtë arsye i drejtohemi kësaj pjese. Nuk e mohoj, edhe të tjerë të zhgënjyer, andej këndej, nëse iu pëlqejnë qëndrimet tona apo edhe modelin e organizimit të kësaj lëvizjeje. Lidhur me atë që thatë, sa më përket mua, edhe me kolegët si grup nismëtar, jemi për të qenë pjesë në koalicion, duke i ruajtur gjithësecilit protagonizmin. E treta, si arsye është për t’i treguar se ka edhe një nerv në shoqërinë shqiptare që nuk jemi të gjithë me hundën përpjetë. Mund të bëhet në një situatë atipike si kjo.”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk ka pasur kontakte me personazhe të tjerë politikë për koalicion.

“Unë s’kam pasur kontakte me personazhet e reja politike se ndoshta e kanë të nevojshme edhe ata në këtë nevojë parazgjedhore që të rrisin profilin e tyre. I kam parë publikisht që secili e ka thënë fort e qartë lista të hapura. Së dyti, janë në mbështetje të SPAK dhe GJKKO, kjo është një gjë që na puq për sa kohë që thuhet nga sondazhet që 70 përqind e shqiptarëve e duan këtë çështje, duan të mbajnë raporte të mira me partnerët e Shqipërisë dhe janë të distancuar nga e vjetra politike si Rama e Berisha. Jam për të respektuar identitetin dhe protagonizmin. Për nevoja për të krijuar një moment riciklimi apo transfuzioni edhe në model apo mendësi, në parlament mund dhe duhet bërë një koalicion i tillë.”, u shpreh Alibeaj./abcnews.al