“PD, të pastrohet nga mbetjet”/ Frrok Çupi: Basha nuk e përjashtoi Berishën, “Djathtas” e bëri

schedule19:25 - 14 Tetor, 2024

schedule 19:25 - 14 Tetor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike duhet të pastrohet nga mbetjet dhe sipas tij, kjo forcë politike është kthyer në një front kundër SHBA.

Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Çupi u shpreh se Lulzim Basha nuk arriti ta përjashtonte Berishën, ndërsa grupimi i ri politik, “Djathtas”, e ka bërë diçka të tillë, duke deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me ish kryeministrin.

“E gjithë PD është front kundër SHBA dhe pro Berishës. Tashmë, Shqipëria ka opozitë që nuk është Sali Berisha. Berisha nuk është opozita. Vendosi një emër, një numër telefoni ku mund të telefonojnë amabsadat e vendeve aleate. Në çdo tërmet politik të tyre, ata nuk kishin kujt t’i thonin një gjë. Opozita nuk kishte numër telefoni për botën. Imagjinoni çfarë shkretëtire politike kishte lënë Sali Berisha. Nëse këta janë të pandryshueshëm, nuk kemi pse të shpresojmë. Realisht, e djathta në Shqipëri, nuk do të thotë që nuk ka tradita të mëdha, por ka krijuar, përmes antikomunizmit, krijoi një lloj thelbi të së djathtës, që u kthye e majtë. E djathta, nëse ka ekzistuar, ka ekzistuar shumë më parë se 1912, kjo është padituri totale. Duhet të ishte parti e së ardhmes. Me siguri, është lapsus që do të korrigjohet rrugës”, theksoi ai./abcnews.al