Ndalohet polici kufitar/ AMP: Nuk ndaloi në Han të Hotit një malazez në kërkim nga Interpoli

schedule18:37 - 14 Tetor, 2024

schedule 18:37 - 14 Tetor, 2024

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Sipas AMP, oficeri me detyrë kontrollor në pikën kufitare të Hanit të Hotit nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetuesit kanë dyshime se ai është paguar nga shtetasi malazez për të kaluar kufirin dhe të mos arrestohej.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje./abcnews.al