“Kur shqiponja të pret për drekën e punës”, Rama ndan foton nga zyra e kancelarit Scholz

schedule14:26 - 14 Tetor, 2024

schedule 14:26 - 14 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Gjermani, në kuadër të punimve të procesit të Berlinit, ndau në rrjetet sociale pamje nga zyra e kancelarit gjerman.

“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkruan Rama krahas fotos.

Gjatë Samitit u nënshkua deklarata e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Më herët, Kryeministri Rama ndau dhe pamje nga momenti i fotos familjare dhe punimeve të Samimit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në kryeqytetin e Gjermanisë.