Prokuroria e Korçës kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës, Voltan Shkullaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, pasi ka prova se kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë të instaluara në lokalin e Voltan Shkullakut pas ngjarjes.
Prokuroria është në proces të ekspertimit të pamjeve edhe të një marketi që ndodhet përballë lokalit ku u vra 42 vjeçari. Të tre të arrestuarit sot nga policia, në zbatim të urdhrit të ekzekutimit dhënë nga Prokuroria e Korçës, akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Si autor të vrasjes policia arrestoi Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje. Por Prokuroria e Korçës, Vasjana Postol në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për të nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Ky veprim solli edhe një përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës./abcnews.al