Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën e të dielën

schedule17:36 - 11 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 11 Tetor, 2024

Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën dhe të dielën. Egnatia – Apolonia është takimi i parë i kësaj jave. Ndeshja do të luhet në orën 12:00 në kompleksin sportiv “Egnatia” në Lekaj.

Të shtunën do të zhvillohet edhe takimi Kinostudio – Laçi, në QKS Kamëz në orën 14:00.

Tre sfidat e tjera të javës së tretë luhen të dielën. Ndeshja e parë e ditë është Lushnja – Tirana. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Supersfida e javë së tretë luhet në “Shtëpinë e Futbollit”. Gramshi do të përballet me Vllazninë në orën 14:00. Gjithashtu, ky takimi do të luhet me sistemin VAR. Java e tretë mbyllet me sfidën Teuta – Partizani. Ndeshja do të luhet në Durrës në orën 15:30. /FSHF

Java e tretë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Egnatia – Apolonia, e shtunë, ora 12:00

Kinostudio – Laçi, e shtunë, ora 14:00

Lushnja – Tirana, e diel, ora 11:00

Gramshi – Vllaznia, e diel, ora 14:00

Teuta – Partizani, e diel, ora 15:30