Kryeministri libanez i bën thirrje OKB-së: Miratoni një rezolutë për armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

schedule14:48 - 11 Tetor, 2024

schedule 14:48 - 11 Tetor, 2024

Kryeministri libanez Najib Mikati i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojnë një rezolutë për një “armëpushim të menjëhershëm” në luftimet midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hezbollah.

Mikati shprehu besimin se qeveria libaneze është “e angazhuar për zbatimin e plotë të rezolutës 1701”.

Ajo rezolutë bën thirrje për t’i dhënë fund armiqësive në të dy anët e kufirit dhe përcakton që vetëm paqeruajtësit e OKB-së dhe ushtria libaneze të vendosen në Libanin jugor.

Ministria e Jashtme e Libanit dënoi këtë të premte sulmet e reja izraelite ndaj pozicioneve të misionit paqeruajtës UNIFIL në jug të Libanit, në të cilat ka të lënduar./abcnews.al