Forcat izraelite qëllojnë ndaj pozicionit të paqeruajtësve të OKB në Liban, dy të plagosur

schedule11:10 - 11 Tetor, 2024

schedule 11:10 - 11 Tetor, 2024

Forcat izraelite hapën zjarr sot mbi një post vëzhgimi të forcës paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL në bazën e saj kryesore në Nakura, Libani jugor, duke plagosur dy persona, tha një burim i OKB-së.

Forcat izraelite gjithashtu depërtuan në perimetrin e një pozicioni tjetër të UNIFIL që qëlluan dje, tha burimi. Sipas burimit, forcat izraelite kanë qëlluar “qëllimisht” në pozicionin e OKB-së ditët e fundit.

/abcnews.al