Barella: I kam realizuar ëndrrat, ju tregoj qëllimin e përbashkët tek Interi

schedule17:35 - 22 Nëntor, 2019

schedule 17:35 - 22 Nëntor, 2019

Nicolo Barella po kalon një formë fantastike dhe ka arritur t’i realizojë objektivat që i kishte vënë vetes. 22-vjeçari nga Cagliari luajti me ekipin e zemrës, u transferua tek një ekip si Interi dhe është një pikë fikse e kombëtares italiane. Mesfushori ka dhënë një prononcim për DAZN, aty ku zbulon ëndrrat e tij, flet për largimin nga Cagliari dhe analizon trajnerin Conte.

E kam kuptuar se ma kalimin e kohës po realizojë ëndrrat që kam pasur i vogël. Ëndërroja të bëhesha futbollist, të debutoja dhe luaja 100 ndeshje në Serie A me Cagliarin, të vishja shiritin e kapitenit dhe të transferohesha më pas në një klub të madh. Sot jam pjesë e Interit dhe mendoj se ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat e mia.

Largimi nga Cagliari ishte një hap i rëndësishëm për mua. Jam i lumtur tek Interi dhe po tregoj se sa vlej. Zikaltrit janë një klub i rëndësishëm dhe trajneri është ndër më të mirët në botë. Këtu ka shumë kampionë dhe po përpiqemi të ndërtojmë diçka të bukur“, përfundon mesfushori i talentuar i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!