Sali Berisha, nuk qëndroi indiferentë nga ajo që ndodhi këtë të enjte, jo shumë larg nga banesa e tij, inaugurimin e hapjes së xhamisë së madhe të Namazgjasë.
Nga arkiva ai ka nxjerr një video, e prillit të 2013-ës, kur ai si Kryeministër firmosi marrëveshjen për t’i dhënë udhë nisjen e ndërtimit të xhamisë, së bashku me Bashën, kryebashkiak i Tiranës në atë kohë dhe Kreun e KMSH-së.
“Ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie”, nënvizoi Berisha.
Lidhur me këtë ka folur në “Real Story”, analisti Mentor Nazarko, i cili ka thënë se situata do të ishte shumë më ndryshe, nëse Berisha që ka mbi 30 vjet në politikë dhe pronarëve do t’ju ishin kthyer pronat në vitin 1992.
“Situata do të ishte shumë më ndryshe dhe në pikëpamje të dinjitetit, dhe në pikëpamje të fuqisë dhe në pikëpamje të kontrollit të shtetit shqiptar mbi komunitetet, apo dhe në kontrollin mbi shtetet e tjera mbi komunitetet, ndikimit eventual të tyre. Nëse zoti Berisha që ka mbi 30 vjet në politikën shqiptare, në qoftë se komuniteteve fetare, por dhe pronarëve do t’ju ishin kthyer pronat në ’92, shteti ka pasur gjithë të drejtën ashtu siç i kishin, përpara se komunizmi t’i ashpërsonte dhe t’i kontrollonte këto komunitete.
Ishte një moment në xhami, ku ishin dy flamuj, flamuri shqiptar dhe flamuri turk. Le të mësojmë pak nga Turqia, se për shkak të investimit turk u vendos flamuri turk dhe shqiptar. Turqia nuk është një shtet ku feja nuk respektohet, prandaj ja ku e kemi”, tha ai./abcnews.al