Kombëtarja nuk ndryshon/ Sylvinho ka vetëm një emër të ri për Çekinë, Dakun

schedule15:51 - 10 Tetor, 2024

schedule 15:51 - 10 Tetor, 2024

Po krijohet një formacion tip. Kombëtarja shqiptare nuk pritet të ketë ndryshime në ndeshjen e kësaj të premteje në Pragë ndaj Çekisë, në krahasim me sfidat e muajit shtator, gjithnjë për Ligën e Kombeve.

Trajneri Silvinjo është I bindur të hedhë në fushë të njëjtët lojtarë siç bëri kundër Ukrainës, dhe deri diku ndaj Gjeorgjisë.

Ndryshimi I vetëm do të jetë sulmuesi Mirlind Daku, i cili është kthyer nga dëmtimi. Daku do të luajë në vend të sumuesit tjetër Rej Manaj, i cili është i dëmtuar.

Po ashtu, kombëtares I mungon edhe sulmuesi tjetër kryesor, Armando Broja, i cili është gjithashtu i lënduar.

Pjesa tjetër e ekipiit është e njëjta, edhe pse duhet parë gjendja fizike e Kristjan Asllanit.

Mesfushori i Interit ka qenë deri në fund në dyshim për shkak të një dëmtimi, ndonëse stafi mjekësor I kombëtares konfirmon se ai mund të luajë.

Pjesa tjetër e ekipit është e njëjta.

Kombëtarja e zhvilloi stërvitjen e fundit në Tiranë, ndërsa në Pragë shkon vetëm për ndeshjen.