Rutte: NATO do të fillojë stërvitjet vjetore bërthamore

schedule15:35 - 10 Tetor, 2024

schedule 15:35 - 10 Tetor, 2024

NATO do të nisë stërvitjen e saj vjetore bërthamore të hënën, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Mark Rutte në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin po shton kërcënimet me armë bërthamore.

Avionët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 vende që marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, thanë zyrtarët e NATO-s.

“Në një botë të pasigurt është me rëndësi jetike që të testojmë mbrojtjen tonë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë, në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi,” tha Rutte në Londër pas takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“I gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikën dhe Holandën”, shtoi ai.