Vizita e Erdogan/ Sejdarasi: Investitorët turq, fokus të shtuar për të investuar në disa fusha në Shqipëri

schedule14:52 - 10 Tetor, 2024

schedule 14:52 - 10 Tetor, 2024

Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi thotë se investitorët turq, por edhe vetë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, kanë foksur të shtuar për investime në vendin tonë.

Në emisionin “Money Report” në ABC News, Sejdarasi u shpreh se vendi ynë ka klimë të favorshme, që të huajt të mund të bëjnë biznes.

“Ka një ecuri që, po ta ndjekësh në vijmsi ka qenë në nivele të ulëta. Vitin e kjaluar ka qenë 800 milionë dollarë. Synimi ka qenë të kalohet 1 miliard. Dy fokuset, ishin investimet në fusha që kanë produktivitet të lartë, si turizmi. Turqia është lider në rajon sa i përket turizmit. Nevoja për të investuar nga investitorët turq në Shqipëri, së paku në akomodim, për të ndërtuar struktura akomosuese, ishte në fokusin e asaj që u tha sot. Investimet në fushën ushtarake, sot e kemi të plotë legjislacionini që lidhet me prodhimet e armëve. Mënyra sesi është fokusuar qeveria turke te këto investime, kemi një fokus të shtuar të investitorëve turq dhe presidentit për të investuar në Shqipëri. Ne kemi investime të njohura dhe të spikatura në fushën bankare, minerare, në fushën e aviacionit. 600 kompani që funksionojnë në Shqipëri, deri në 16 mijë të punësuar, është një gjë shumë e mirë, fillojnë që nga banka e deri te metarulgjia, tregon një klimë të mirë të biznesit, Kemi vajtur në 600 kompani. KLima e përshtatshme e bzinesit, legjislacioni, i bën investitorët turq të jenë të ndjeshëm për investime në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al