Goditi për vdekje 65-vjeçarin / Sarandë, “burg pa afat” për autorin

schedule13:34 - 10 Tetor, 2024

schedule 13:34 - 10 Tetor, 2024

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për shtetasin Admir Ferik Beqiri, 42 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së 65 vjeçarit Gëzim Bizgjoni, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 6 tetor 2024 në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë.

Ky vendim erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku shtetasi Admir Beqiri goditi për vdekje 65-vjeçarin Bizgjoni, pas një konflikti, sipas burimeve për uljen e zërit të muzikës.

Gjatë seancës gjyqësore, në gjendje të qetë Admir Beqiri u shpreh se ka qenë “i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer”, duke pretenduar se kishte qënë nën efektin e alkoolit, pasi kishte pirë shumë atë mbrëmje dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes.

Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj./abcnews.al