Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë një 20 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Një tjetër 20 vjeçar u arrestua pasi rezultoi se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 20-vjeçarit një mjet prerës.
Një 19 vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një aksesor floriri në një automjet.
Ndërsa një 37 vjeçar u kap pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga./abcnews.al