Ndryshime në radhët e socialistëve në parlament.
Ndërsa muajt për parlamentin janë duke u numëruar mbrasht, deputeti i Partisë Socialistë, Jurgys Çyrbja, ka dorëzuar mandatin e tij.
Shkresa e tij e dorëzuar në Kuvend, specifikon “arsye personale”, ato që e cuan deputetin të dorëzonte mandatin, ndërsa nga rrjetet sociale duket që ai ka qenë mjaftë aktiv me takime me qytetarë, në zonën e tij, në Shijak.
I pyetur nga ABC News, Çyrbja thotë se dorëzimin e mandatit e ka bërë për arsye shëndetsore.
Dalja e fundit mediatike ishte dy ditë më parë nga SPAK. Të martën, Jurgis Cyrbja u morë në pyetje për 5 orë për një kallëzim të bërë ndaj tij nga PD, por ai thotë se nuk ka asnjë problem të natyrës ligjore, duke shtuar atë ditë se nuk është marrë i pandehur.
Për herë të parë Cyrbja hyri në Parlanement nga zgjedhjet parlamentare të 2017, por nuk e mbylli të plotë këtë mandate të dytë që e mori në prillin e 2021.
Këto muaj që kanë mbetur, deri në zgjedhjet e pranverës, në karrigen e Cyrbes në palament do të ulet Erjon Meka, sipas lisitës shumë emërore të PS-së së Qarkur Durrës./abcnews.al